Si rezultat i 1.228 testimeve në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 42 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:
21 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 382 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, si dhe në 24 orë Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,626 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Prill 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,228
Testime totale 1,793,209
Raste pozitive 274,504
Raste të shëruara 270,626
Raste Aktive 382
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 222
Vlorë 39
Berat 22
Fier 24
Shkodër 17
Gjirokastër 17
Korçë 16
Elbasan 14
Durrës 8
Kukës 3
Komente
