Foto ilustruese

Regjistrohen 6.590 raste me COVID-19 në Greqi, 58 qytetarë humbën betejën me jetën në 24 orët e fundit! Mbi 84% e të shtruarve në spital të pavaksinuar

25 Dhjetor 2021, 17:12| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 17:14

  • Share

Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditore nga COVID-19. në 24 orët e fundit u raportuan me virusin 6.590 qytetarë, ndërsa betejën me jetën e humbën 58.

Në spital aktualisht janë të shtruar 617 persona, prej të cilëve 518 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të pavaksinuar.

Numri total i infektimeve ka shkuar 1.070.833, ndërsa ai viktimave është 20.350 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Një valë e re e pandemisë pushtoi vendin fqinj, pas shfaqjes së variantit delta. Duket se situata epidemiologjike nuk do të stabilizohet as muajit në vazhdim pasi varianti Omicron po përhapet gjithashtu me shpejtësi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?