TIRANË- Si rezultat i 1.041 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 73 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë ka humbur jetën një 77-vjeçar nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet janë regjistruar në këto Bashki:
22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.
Në të gjithë vendin janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 217 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve
Statistika (11 Mars 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1041
Testime totale 1,758,227
Raste pozitive 272,552
Raste të shëruara 268,093
Raste Aktive 974
Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 288
Fier 183
Lezhë 137
Kukës 91
Shkodër 85
Vlorë 69
Elbasan 40
Korçë 23
Gjirokastër 22
Berat 17
Durrës 16
Dibër 3