TIRANË-Si rezultat i 1.107 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 93 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, ka humbur jetën nga koronavirusi një 79-vjeçar nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 655 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.662 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (16 Mars 2022)
Raste të reja ditore 93
Të shëruar në 24 orë 99
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1107
Testime totale 1,762,808
Raste pozitive 272,804
Raste të shëruara 268,662
Raste Aktive 655
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 246
Fier 129
Kukës 58
Vlorë 57
Shkodër 54
Gjirokastër 31
Elbasan 25
Korçë 21
Lezhë 17
Berat 6
Durrës 6
Dibër 5