TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 979 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në krahasim me një ditë më parë, që u regjistruan 1207 raste, vihet re një ulje e infektimeve. Fatkeqësisht, një 64-vjeçar nga Saranda nuk mundi t’i mbijetojë infektimit me COVID.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
344 në Tiranë, 74 në Durrës, 67 në Fier, 42 në Sarandë, 36 në Lushnje, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Berat, Elbasan, nga 23 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 18 qytetarë në Kavajë, Korçë, 17 në Kamëz, nga 15 qytetarë në Shijak, Divjakë, 14 në Gjirokastër, 13 në Pogradec, nga 12 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Vorë, Kuçovë, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Krujë, Delvinë, Devoll, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, nga 6 qytetarë në Patos, Maliq, Librazhd, nga 5 qytetarë në Roskovec, Skrapar, nga 4 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kukës, Selenicë, Tepelenë, Dimal, Poliçan, Peqin, nga 2 qytetarë në Has, Dibër, Mat, Këlcyrë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Pukë, Bulqizë, Përmet, Belsh.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 7.706 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 993 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 303.304 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 979
Të shëruar në 24 orë 993
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2243
Testime totale 1,923,533
Raste pozitive 314,561
Raste të shëruara 303,304
Raste Aktive 7,706
Humbje jete 3,551
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,946
Fier 673
Durrës 620
Vlorë 516
Elbasan 380
Korçë 309
Gjirokastër 297
Shkodër 287
Lezhë 256
Berat 239
Dibër 119
Kukës 64