Politikë

Regjistrohen kandidatët e BD, Paloka: Shfaqje e neveritshme e KQZ, e orkestruar nga Rama

20 Maj 2019, 15:35| Përditesimi: 20 Maj 2019, 15:42

  • Share

Regjistrimi i kandidatëve të partisë "Bindja Demokratike" në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka sjellë reagime të ashpra në kampin blu. Është nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili e ka cilësuar mbledhjen e sotme të KQZ si një shfaqeje të neveritshme dhe qesharake, e orkestruar sipas tij nga kryeministri Edi Rama.

"Tentativa per ta fshehur , qe e ben me evidente farsen e zgjedhjeve!

Pasi e regjistroi ne gjykate si parti politike me firma te fallsifikuara , pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor ne KQZ me votat e “rilindasve” ne kundershtim me ligjin, sot Rama vulosi farsen duke urdheruar ushtaret e tij ne KQZ qe te regjistrojne , ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten edhe kandidatet e asaj qe krijoi vete brenda dites dhe e regjistroi po brenda dites , si subjekt “opozitar”.

Shfaqja ne KQZ ishte e neveritshme dhe do te ishte qesharake nese nuk do ishte dramatike.Nga Parlamenti me qesharak ne kohe dhe ne hapsire, Parlamenti “rilindas” , shkon ne KQZ nje shkrese ku “vertetohet” se nje nga deputetet surrogato, (nga keta qe hyne nga lista e PD por nuk perfaqsojne askend) sipas Kodit Zgjedhor ka “te pakten 6 muaj si deputet i BD ne Parlament”.

E ashtuquajtura parti nuk ka bere nje muaj qe e regjistroi Rama, “deputeti” ne fjale nuk ka bere as nje muaj qe ka marre mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” te mashtroj shkreserisht per nje fakt te njohur boterisht.Nuk mjafton kjo, por perfaqesuesit e Rames ne KQZ, te cilet jane personat pergjegjes qe kane regjistruar ate subjekt dhe i kane dhene mandatin e deputetit personit ne fjale me pak se nje muaj me pare, pranojne si te mireqene shkresen e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska te pakten gjashte muaj qe perfaqeson subjektin ne fjale.

E gjithe kjo ndodh perpara kamerave dhe farsa shkon perpara si normalitet.Gatuesi i gjithe kesaj nuk kupton( ose ben sikur...) se duke u perpjekur ti jap legjitimitet farses se zgjedhjeve duke i shtuar nje farse tjeter, kete te sajeses se “opozites”, vetem sa e ben me evidente", shkruan Paloka.

Në fund, ai ka ripërsëritur deklaratat se opozita nuk do të lejojë që të zhvillohen zgjedhje false.

"Kampioni i perdhunimimit te zgjedhjeve nuk mund te kete sjellje tjeter. Per keto arsye dhe opozita eshte ne rruge e kerkon largimin e tij si kusht paresor per zgjedhje te lira e te ndershme.Sidoqofte, nje gje ka rendesi dhe eshte e qarte: me apo pa opoziten fallco, zgjedhje dhe votime farse me 30 qershor , nuk do te kete sepse kete e ka vendosur opozita e vertete e cila sot perfaqson shumicen absolute te shqiptareve", përfundon Paloka.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 20/05/2019 17:19

    E volla dhe dreken kur shoh kete monster kete udheheqes te ta pam

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/05/2019 17:05

    Ththththththththththththuuuuuuuummmmmmmmmeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?