TIRANË- Si rezultat i 1743 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 197 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, ka humbur jetën një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.
Në të gjithë vendin janë 3396 pacientë aktivë me COVID-19. Në 24 orë janë 378 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.
Statistika (24 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 191
Të shëruar në 24 orë 378
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1743
Testime totale 1,736,486
Raste pozitive 271,141
Raste të shëruara 264,287
Raste Aktive 3396
Humbje jete 3,458
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 982
Fier 548
Elbasan 378
Vlorë 330
Berat 248
Lezhë 242
Kukës 159
Durrës 139
Gjirokastër 136
Shkodër 132
Korçë 77
Dibër 25
Komente
