Politikë

Regjistrohet koalicioni i dytë për në zgjedhjet e 30 qershorit 2019

10 Maj 2019, 17:36| Përditesimi: 10 Maj 2019, 17:41

  • Share

Pas Aleancës për Shqipërinë Europiane, ASE, me 21 parti, në koalicion me Partinë Socialiste, regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i dytë për në garën elektorale të 30 qershorit 2019. Koalicioni "Shpresa për ndryshim", dhe në përbërje të tij ka 7 parti, mes të cilave Balli Kombëtar, dhe Aleanca Kuq e Zi. Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një nga aleatët që 'tradhtoi' Lulzim Bashën, dhe pranoi mandatin e deputetit pas djegies në bllok që bëri opozita, tashmë jo kuvendore. 

Ky koalicion në përbërje ka 7 parti.

1-Partia Aleanca Kuq e Zi;

2-Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

3-Partia Demokracia e Re Europiane;

4-Partia Aleanca Popullore;

5-Partia Balli Kombëtar;

6-Partia e Emigracionit Shqiptar;

7-Partia Ora e Shqipërisë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 10/05/2019 17:51

    Kjo Partia Aleanca Popullore sikur u regjistrua dhe me koalicionin e PS-se, apo do garoje me te dyja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?