Politikë
Top 24

Zyrtare/ Regjistrohet në gjykatë partia Bindja Demokratike

25 Prill 2019, 15:16| Përditesimi: 25 Prill 2019, 15:36

  • Share

Partia Bindja Demokratike është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.

Ajo paraqiti dy ditë më parë kërkesën për regjistrim me katër mijë firma. 

Në të njëjtën ditë ajo ka paraqitur në KQZ kërkesën për t'u regjsitruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Arbër Skënderi, Valbona Mezini, Fabion Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, janë anëtarët e mandatuar përkohësisht, deri në zgjedhjen e forumeve drejtuese sipas statutit të partisë, që me shumë gjasa kryetar do të zgjedhë Astrit Patozin.

Mes tyre është edhe Andi Përmeti, i cili një javë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ, si kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në qarkun e Korçës, pasi opozita dogji në bllok mandatet.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?