Foto ilustruese

Regjistroi vajzën ‘inekzistente’ dhe e shpalli të vdekur pas 19 vitesh, ‘arrest shtëpie’ për 57-vjeçarin në Kukës

1 Korrik 2023, 15:02| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 15:13

  • Share

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’, për 57-vjeçarin Xhevit Sopaj, i arrestuar 3 ditë më parë (28 qershor 2023), nën akuzën për falsifikim të dokumenteve shtetërore. Kjo ishte kërkesa e Prokurorisë,e cila u aprovua nga Gjykata.

Sopaj, 21 vite më parë, në moshën 36-vjeçare ka arritur të regjistrojë si vajzën e tij në gjendjen civile, një fëmijë që nuk ekzistonte. Më pas, fëmijën e pretenduar që askush nuk e kishte sjellë në jetë, në vitin 2021, 57-vjeçari e shpalli të vdekur, dhe e çregjistroi nga gjendja civile. Ndërkohë, në hetim në gjendje lirë shpërdorim detyre janë vënë, një mjek që mund të ketë bërë certifikatë false lindjeje, dhe administratorin e një agjencie funerale, që mund të ketë bërë certifikatën false të vdekjes.

Por përse i duhej të mashtronte sikur kishte një fëmijë?
Sopaj “krijoi” vajzën imagjinare në vitin 2002, kur ndërkohë bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë 2 fëmijë në 98-ën dhe në vitin 2000. Për të përfituar ndihmë më të lartë ekonomike nga shteti, sipas ligjit të kohës, familja duhej të kishte 3 fëmijë. Policisë së Kukësit iu desh disa muaj të hetojë me metoda speciale, për të zbuluar se Xhevit Sopaj kishte falsifikuar ndër vite dokumentet.

Megjithatë, Xhevit Sopaj vijonte të kishte të regjistruar në trungun e familjes, edhe vajzën inekzistente të cilës i kishin vënë emrin Ariola, deri kur fëmija që ekzistonte vetëm në letra, u bë 18 vjeç. Ky është limiti i moshës kur prindërit përfitojnë ndihmë nga shtetit. Kështu, në vitin 2021, në moshën 19-vjeçare, duke mos ndjerë më përfitime nga vajza e regjistruar vetëm në gjendje civile, Sopaj e shpalli të vdekur, për të fshirë çdo gjurmë të saj nga certifikata familjare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?