Regjistruan 4 subjekte në një vit dhe bënë shitje fiktive, 5 në pranga në Tiranë! Dëm shtetit 20.5 milionë lekë

4 Mars 2020, 09:40| Përditesimi: 4 Mars 2020, 13:47

  • Share

TIRANË - Pesë persona u vunë në pranga dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të një operacioni të policisë së Tiranës të koduar 'Ndërmjetësi' kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pesë personat, kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë, njofton policia.

Mes të arrestuarve policia thotë se është administratori i shoqërisë "S.Agolli Group”, një specialist në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe administratori dhe ekonomisti i një zyre private kontabiliteti.

Por drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës, në një reagim për mdiat, tha se Samuel Hajdini, 32 vjeç, që policia tha se është me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve punon si specialist i sektorit të asistencës dhe shërbimit të tatimpaguesve, në drejtorinë e shërbimit të tatimpaguesve në Drejtorinë Tatimore të Tiranës.

Seksioni për Hetimin e  Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Tatimet dhe Prokurorinë e Tiranës, pas një pune një mujore me metoda speciale të hetimit arrestuar Leonard Runa 33 vjeç, Elsion Allushi 34 vjeç, Adrian Keke 51 vjeç, Samuel Hajdini 32 vjeç dhe Shpat Agolli 35 vjeç.

Gjithashtu u shpallën në kërkim personat me iniciale I. D. dhe D. S, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve". Për të gjithë Gjykata e Tiranës ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg“.

Të arrestuarit sipas policisë

Shpat Agolli 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i shoqërisë "S.Agolli Group”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve".
 
Samuel Hajdini, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”.
 
Elison Allushi, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe  “Shpërdorimi i detyrës”.
 
Leonard Runa, 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
 
Adrian Keke, 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?