Evi Gjoni, regjisorja e re shqiptare

Kultura

Regjizorja Evi Gjoni, fituese në Sarajevo Film Festival

29 Maj, 16:34| Përditesimi: 29 Maj, 16:38

  • Share

Regjizorja e re shqiptare, Evi Gjoni është përzgjedhur midis 63 fituesve të Sarajevo Film Festival.

Ky festival, i organizuar në bashkëpunim me formatin prestigjioz të “Berlianale”-s, do të bashkojë në një event të posaçëm regjizorët dhe skenaristët më të mirë, të përzgjedhur nga 20 vende, midis 560 aplikuesve.

Evi është përfaqësuesja e vetme nga Shqipëria. Më herët, filmi i saj “Sheets”, i financuar nga Qendra Kinematografike e Filmit, është nderuar me çmime prestigjioze në Tiranë, Lisbonë, Londër, Athinë, Turqi dhe Trieste.

Festivali Ndërkombëtar i Sarajevës do të mbahet nga data 15-22 gusht 2025.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?