Shteti shqiptar do të marrë 40 milionë euro borxh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.
Në Komision e Ekonomisë, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, tha se projekti do të realizohet për 7 vite, dhe parashikohet që të rehabilitohen të 4 turbinat e hidrocentralit.
“Ndryshohen gjeneratorët, ndryshohen aksesorët bazë, ndryshohen rrotat e punës, verifikohen elementët e agregatit. Pra me këtë që ne bëjmë i japim një cikël të ri jete 30 vjeçar turbinave”, tha Bejtja.
Ky investim që do të kryhet pas marrjes së kësaj kredie do të rrisë prodhimin e energjisë në kaskadë dhe do të shpenzohet më pak në vitet e ardhshme për mirëmbajtjen.
“Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në HEC, me të paktën 50 gigavat në vit që lidhet me eficencën e zëvendësimit me elementë më modern. Rritjen e eficencës në prodhim në HEC me të paktën 4%, reduktimin e kohës së mirëmbajtjes, rritjen e disponueshmërisë së veprës, reduktimi i kostove për mirëmbajtjen, reduktohet karboni, dhe rritet siguria e vendit për furnizimin me energji elektrike, si dhe rritja e jetëgjatësisë së veprës me të paktën 30 vite të tjera”, tha Ilir Bejtja.
Zëvendësministri Bejtja sqaroi se që prej vitit 2008 në kaskadë janë investuar 150 milionë euro, duke nisur që nga siguria e digave deri tek rritja e prodhimit të energjisë.
“Prej vitit 2008 janë bërë 150 milionë dollar ndërhyrje nga të gjitha projektet që kemi zbatuar në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës, që kanë pasur të bëjnë me sigurinë e i digave, me meretimin e portave të punës , të shkarkimit”, pohoi ai.
PASTRONI dhe liqeni nga guret dhe mbeturinat...
PërgjigjuZoti Bejtja shume mire qe modernizoni Hec. Fierzen ,por vazhdoni dhe me vendosjen e paneleve diellore ne dy digat ,te Komanit dhe te Fierzes.Investimi ne panele diellore do ndihmoje ne periudhen e veres ku rrezatimi diellor eshte me i fuqishem dhe konpenson mungesen e reshjeve ne kete periudhe
Përgjigju