Kultura

Rehabilitimi i Galerisë rreth 1 miliard lekë, Margariti: Shtesa që po rikonstruktohet te “Mbretëresha Geraldinë” u ndërtua në komunizëm

25 Mars 2021, 17:37| Përditesimi: 25 Mars 2021, 18:21

  • Share

Restaurimi, rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura (ish- Galeria Kombëtare e Arteve) do të kushtojë 1 miliardë e 365 milionë lekë dhe do të zgjat 3 vite. Ministrja e Kulturës Elva Margariti prezantoi projektin e realizuar nga “Atelier 4”, që do të marrë jetë në të ardhmen. Sipas ministres, projekti nuk synon tjetërsim të godinës aktuale, por ruajtjen edhe zgjerimin e hapësirave ekzistuese, duke dyfishuar edhe vëllimin nga pjesa e pasme e godinës.

“Ky projekt përfshin jo vetëm restaurimin e godinës, që është një nga kërkesat kryesore për të gjithë projektin, por edhe shtimin e një sërë funksionesh, që duhet të kenë dhe muzetë tanë, që të flasin me gjuhën e kohës. Është një projekt që merret me pjesën ekzistuese edhe dyfishon vëllimin,duke shtuar në pjesën e pasme hapësira të reja dhe një fond të mirëfilltë në pjesën e nëntokës. Objektet qëndrojnë si dy objekte, dy vëllime të ngjashme, pranë njëri-tjetrit, por jo të ngjitur me njëri-tjetrin”, thotë Margariti ndër të tjera.

Gjithashtu, Margariti flet dhe për rikonstruksionin e Maternitetit të Mbretëreshës Geraldinë, (monument kulture II) që sipas saj do të ruajë basorelievin dhe ndërhyrjet po bëhen në pjesën që është ndërtuar gjatë regjimit socialist.


“Godina që ju shihni në pjesën e rikonstruksionit të saj është një objekt që lind gjatë regjimit komunist, si nevojë për t’iu shtuar godinës historike, asaj italiane, për nevojën e shtimit të kapaciteteve. Ka lind më fakt si godinë që mendohej te kishte një vëllim njëkatësh, por i janë shtuar dhe dy kate të tjera. Kjo ka agravuar gjendjen e godinës. Tërmeti dha shtysën e fundit për ta bërë të papraktikueshme. Më vjen mirë qe ky objekt u fut më fondin e rindërtimit. Projekti ka kaluar në Këshillin e Monumenteve së kemi një monument që i bashkëngjitet një objekt tjetër që lidhet në mënyrë funksionale se s’ka pas akesim deri tani, korridor apo shkallë. Shihet lidhja organike për sistemin ani-zjarr. Ne kemi dhënë rekomandime për strukturën e re qe dialogun me linja të thjeshta. Është një lidhje me xhama, më organike dhe funksionale. Monumenti me basoreliev ruhet totalisht, për ne është lajm i mirë që ajo godinë ku kemi lind u jep jetë dhe të tjerëve”.

Sa i përket rehabilitimit të zonës përreth Mozaikut të Tiranës, e cilëson si një ndërhyrje me vend, pasi i jep rëndësinë e duhur këtij monumenti arkeologjik. Ndërsa, mendon se nuk ka asnjë shkelje ligjore në zbatimin e projektit rehabilitues

“Punimet në zonën pranë Mozaikut  të Tiranës kanë ndodh në 20 vitet e fundit, jo vetëm sot. Edhe çdo vepër deri në Zogun e zi, nëse do të kishin parasysh potencialin arkeologjik, s’do të ishte ndërtuar. Kjo hapësirë është organike, e lidhur me një monument që ka vlerë të mëdha, por që pak i njohin, se ka mbet si një hapësirë monumentale që pak i vizitojnë. Ambicia jonë është që t’i bashkohemi këtij projekti të bashkisë edhe t’i japim vlera mozaikut. Nuk ka asnjë shkelje të ligjit, edhe monitorimi është kryer edhe pse kuptoj që gabimi i vetëm që ka bërë drejtoria jonë, për t’ua demonstruar juve me vide gjatë 20 orëve se kanë qenë atje. Mozaiku ka një zonë të vetëmbrojtur që është e rrethuar nga MK. Do të kalojë përmes një procesi të një projekti jo vetëm në pjesën e sheshit, jo vetëm hapësirën urbane, por edhe projekti i Ministrisë që do të dialogojë me projektin e bashkisë. Në çdo moment që bëhen punime, kur ka gjetje drejtuesit kanë ndërprerë punimet. Në relacionet që më kanë konfirmuar, nuk janë gjetje që përmbajnë revelantë të lartë të mbetjeve arkeologjike. Sondazhet s’mund të fillonin në momentin e pare. Nuk ka asnjë shkelje të ligjit”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?