Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit.
'Puna për sistemimin e plazheve publike. Shëtitorja “Taulantia” në lagjen 1, Durrës', shkruan ai.
Komente
