Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Sociale

Rehabilitohet aksi Fier-Kthesa e Patosit-Fratar 43 kilometra, gati në 2026! Qeveria: Mundësi edhe për zhvillimin e agrobizneseve

30 Janar, 15:52| Përditesimi: 30 Janar, 15:53

  • Share

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po rehabilitohet në të gjithë gjatësinë e saj, ku pritet të ndërtohen nga e para edhe 3 ura.

Sipas qeverisë, ky investim nxjerr në pah bukuritë e zonës dhe pritet të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike.

Ky investim pritet të dorëzohet në pranverë të vitit të ardhshëm, pasi punimet vijojnë intensivisht me 40 mjete të rënda që po punojnë në zonë.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.
 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?