Rrëzë malit të Gramozit, fshati Rehovë i Kolonjës dallohet për arkitekturën e veçantë, natyrën dhe mikpritjen. Rrugicat e kalldrëmta, shtëpitë prej guri, kishat e vjetra, e gjithçka tjetër përbën një ansambël vlerash historike e kulturore.
Edhe pse gjatë verës vizitohet nga qindra turistë të huaj, në dimër Rehova është e shkretuar. Arsyet i rrëfen, Shaze Qirjaqi, mësuesja, që si çdo banor i zones, e ka kthyer shtëpinë në bujtinë.
“Nga 10 shtëpi pritëse në këtë fshat, vetëm dy prej tyre i kanë kushtet e pritjet në stinën e dimrit për turistët, që kryesisht janë të huaj. Nuk mund të sigurohen dot kushte për të gjitha dhomat. Sepse shtëpitë këtu ngrohen me dru zjarri dhe zjarri është vetëm në një dhomë dhe kjo është arsye që janë më të paktë turistët në këtë stinë”.
Por çfarë nevojitet për të zhvilluar turizmin malor në Rehovë?
“Një mbështetje më e madhe për Rehovën! Një mbështetje më e madhe sepse mosha e njerzve këtu është mosha e tretë dhe duhet një mbështetje për t’i ndihmuar ata se shumica e shtëpive janë shumë të vjetra. Ku duhet të ruhen portat tradicionale, portat që kanë mbi 100 vjet. Të ruhen çatitë që janë me drasa. Por kjo nga vetë fshatarët nuk mund të bëhet. Nëse mund të ketë një ndihmesë mund të bëhet Rehova siç e duam”.
Po kështu, pritet që së shpejti të ndërtohet një pistë për ski në malin e Gramozit.
“Në një kohë të afërme në bashkëpunim me shumë instanca dhe operatorët turistik, mendohet se së shpejti do të ndërtohet një pistë skish në malin e Gramozit”.
Rehova është zona më e bukur turistike
PërgjigjuKjo ku e ka gjetur kete emer “ Shaze”. Duket qe ska lidhje me fshatin Rehove. Shaze Qirjaqi ( emri musliman i dites se gazepit dhe mbiemri ortodoks). Ne Rehove jane te gjithe ortodokse moj Shaze dhe se di si te ka rene ty te japesh interviste per turizmin????????????.
Përgjigju