Rehovica në Report Tv: Ish-partia ime inskenoi për dënimin në Itali duke më hequr mandatin! LSI po shkërmoqet, në Berat nuk ekziston më

8 Shkurt 2021, 18:48| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 19:03

  • Share

Ish deputeti i LSi-së i bashkuar me PS vetëm pak kohë më parë, Gledion Rehovica ka bërë akuza të forta në lidhje me ish partinë e tij që sot sipas tij është rrënuar nga Monika Kryemadhi. Rehovica tha se heqja e mandatit të tij në 2018 se ishte dënuar në Itali dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ishte inskenim e bërë nga ish partia e tij LSI. Në një intervistë për Report Tv, Rehovica tha se shumë veta brenda LSI e dinë mirë se si kjo gjë ka ndodhur dhe se nga kush është inskenuar, ndërsa mohoi të ketë qenë dënuar ndonjëherë në Itali duke thënë se dhe vetë prokuroria i mbylli këto hetime duke mos pasur vepër penale.

 "Për mua dekriminalizimi ka qenë në farsë dhe inskenim dhe sipas informacioneve  të mia nga ish parti ime, nga LSI. Nuk dua ti vë gishtin askujt,  një pjesë e mirë e dinë sot se si kanë ndodhur gjërat. Unë s'kam asnjë vepër penale në Itali. Janë bërë 5 letra porosi në Itali dhe prokuroria ka kërkuar pushim të çështjes të pranuar edhe nga gjykata ku thuhet se nuk kam bërë asnjë vepër penale në Itali. Në polic kam qene 5 minuta me dëshirën time për të dëshmuar, unë nuk përfshhem në dekriminalizim dhe as kam bërë deklarim të rremë në atë ligj", tha Rehovica.

Në lidhje me qarkun e Beratit ai tha se LSI nuk ekziston më aty dhe se sot ka mbetur vetëm një dyqan çizmesh dhe jo një parti që mbledh vota. Për këtë për Rehovicën faji i vetëm është i Kryemadhit e cila me drejtimin e saj e ktheu LSI-në në një parti arrogante, e pabesë dhe po shkërmoqet dita ditës.

"Ndryshe nga kryemadhi që dështimet i ka pas të njëpasnjëshme që nga marrja e partisë, dhe e vetmja arritje e saj është çizmja kundër Ramës. LSI sot nuk ekziston në qarkun e Beratit, është kthyer në një dyqan çizmesh sot. LSI po vetëshkërmoqet e ka shkatërruara arroganca dhe mosmirënjohja, pabesia por gjëja kryesore që po vijon ta shkatërrojë është paranoja. Më duket sikur më shumë po largohen se sa po i afrohen LSI-së", tha Rehovica.

I bashkuar tashmë me PS, Rehovica shprehet i bindur se në Berat socialistët do të marrin 5 mandate por që po luftojnë fort për mandatin e 6.

"Unë mendoj që PS sot ka të siguritë 5 mandate por po lufton dhe do të arrijë mandatin e 6 në qarkun e Beratit. PS është disa hapa para opozitës sot, opozita në tërësi është inekzistente në qarkun e Beratit dhe përgjithësisht në të gjithë vendin", e mbylli fjalën e tij Rehovica.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çelepias: 08/02/2021 20:07

    Gledi tani do bëhet prap shok me Mokun dhe Gazin. Ka qën, është dhe do ngelet i pa besë

    Përgjigju
    • Black: 09/02/2021 03:32

      @Ilir te kan ardhur lajmet gabim vlla ! Te pakten kur rri te degjosh per te tjeret meri lajmet tamam jo me hamendje te dal ca te dal .

    • Black: 09/02/2021 03:31

      O bish po a mundet ta di te pakten arsyen cfar te beri Gledi ? Apo prisni nga 10 veta familje me 10 vota te futem ne pune 9 anetar edhe per ate 1 qe nuk esht ne pune hidhen kunra se nuk ju jane plotesuar kushtet ? Nuk di vlla qe esht ber ndonje dhune kur ka qen koha e zgjedhjeve nqs vec po te pat ndodh vec ty se ne te tjereve asnje gje ! Po kur qenke kaq i revoltuar pse nuk del ne emer te pakten te besh 10-10 kto zgjedhje

    • Ilir djegsi: 08/02/2021 23:18

      Do rrine qafe per qafe me Mokun...Ai qe te rreh te do....

    • Arsyeja: 08/02/2021 23:08

      @Black Pse çfarë i quan ti noku ata hanë bukën edhe përbysin kupën? Ndonjë si puna jote që ka ardhur vonë në Berat nga Malinati nuk e di çfarë na bëti Gledi pasi i dham votën. Për besëprerin bëm fushatë kundër Ps, kundër Mok Totos e Gaz Mahmutajt në gjithë atë presion e dhunë. Po tani noku si i bie sipas teje?!

    • Black: 08/02/2021 22:17

      Kur te kesh pak tru per te llogjikuar atere hajd e jep komentin. Turp qe flisni pa ide dhe pa menduar se ca flisni ! Kur thua i pabes jepi arsyen .

  • Iris: 08/02/2021 20:01

    Te vjen keq kur sheh se si individe pa background normal politik kane madje edhe kurjen te dalin haptazi ne publik dhe flasin brockulla. Kjo deshmon se ne Shqiperi organizatat politike jane me karakter thellesisht korruptiv dhe kriminal. Qe perdoren si mjete per te kapur pushtet e kesisoj perfitime pasurore. Me skandaloze ska ku te veje. Turp per vete keto si individe pa moral, turp per ato parti qe i kane patur por sidomos per kete ne pushtet qe po i mbledh neper Shqiperi ne menyre per te uzurpuar pushtetin. Turp.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 08/02/2021 19:26

    Tani je hero, sa ishe me LSI ishe hajdut.

    Përgjigju
  • Meti: 08/02/2021 19:05

    Po shkermoqet? Te shkrihet fare me gjith cfar ka se sla hajdut pa mbledhur e slane gje pa vjedhur.

    Përgjigju
    • tosi: 09/02/2021 07:34

      I perjeteshem kujtimi i shurreuflles Brisida dhe Kejdi dhembcakalles qe kakaris neper ekrane me cipin e futur ne tru nga doktoresha fallxhore.

    • Momlani: 08/02/2021 21:41

      I ka ngelur vila pa mbaruar. Ajo e madhja afër me Alban Dudushin

    • Ops: 08/02/2021 21:22

      O qatip, ik bli buken se ky merr 15 mij € ne muaj qera nga shtetinper drrejtorin e transportit, ik futi i buke me gjize ti dhe je mire

    • Qatip: 08/02/2021 20:08

      Perderisa ka ikur qe andej kristal eshte se aty vetem hajdutet kane mbetur

    • Ops: 08/02/2021 19:37

      Ky eshte kristal

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?