Reja: I lumtur për fitoren, nuk e di pse nuk luajmë bukur në këtë stadium! Fusha ka probleme

15 Nëntor 2020, 21:06| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 21:07

  • Share

Trajneri Edi Reja ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja 3-1 përballë Kazakistanit, por shton se pritshmëritë e tij janë më të mëdha. Ai ka pasur disa rezerva sa i takon fushën në stadiumin 'Air Albania'.

 Sa i kënaqur me performancën? Ka qenë një pesëminutësh ku rrezikuan, u duk sikur po flinim. Pastaj bëmë 20 minuta të mira, por pësuam atë gol të çuditshëm që na bëri të vuajmë deri në fund të pjesës së parë se ishin të fortë fizikisht dhe në mesfushë nuk po i mbanin. Po bënin diferencë në goditje këndi dhe na krijuan vështirësi. Por, kishim raste me Uzunin, Hysaj dhe rezultati mund të ishte më i thellë, por kur fiton është mirë.

Por, nuk është se jam shumë i kënaqur dhe këtë e di se skuadra mund të bëj më mirë dhe ka potencial të madh. Por, nuk e di se çfarë ndodh në këtë stadium që nuk luajmë mirë, kemi bërë paraqitje të mira edhe në Elbasan. Ndërsa, në këtë stadium të bukur nuk luajmë bukur. Ndërsa, duhet të fitojmë me Bjellorusinë edhe nëse nuk luajmë bukur se pastaj kjo fitore shkon dëm. Stadiumi është i bukur, por fusha ka disa probleme”.

Te standartet dhe te penalltitë janë rolet e ndarë? Janë dy futbollistë, Memushaj për goditjet e dënimit dhe për penallti janë Manaj dhe Cikalleshi. Godet kush është më mirë”.

Pezullimi i Abrashit? Më vjen shumë keq se Abrashi se në mesfushë ndihet shumë, por shpresoj të rikuperojë Gjasulën që të jetë në kohën e duhur. Erdhi të premten dhe ka pasur disa problem, i kërkova të vinte medoemos. E bëri një pjesë loje, sigurisht ndaj Bjellorusisë do të na duhet shumë. Ikën Abrashi dhe rikthehet Laçi, këto kemi në dispozcion.


Lajmi kryesor:

Shqipëria bind me Kazakistanin! Kuqezinjtë fitojnë 3-1 në 'Air Albania'...sytë nga Bjellorusia


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?