Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 me Islandën në stadiumin “Air Albania”, për sfidën e fundit në Nations League. Vendi i fundit në grup dhe kontenstimi i tifozëve ka bërë që në opinion të kërkohet largimi i trajnerit Edy Reja. Italiani ka kontratë deri në nëntor 2022 me kuqezinjtë, teksa duket se është larg të qenit drejt një rinovimi. Fatin e tij në duar e ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Me fushatën e Nations League që ishte një katastrofë për kuqezinjtë, tanimë në plan kanë dalë edhe tre zëvendësuesit e mundshëm për Rejan.
I pari është ish-drejtuesi i ekipeve kombëtare shqiptare, Giancarlo Camolese. 61 vjeçari ëshë një njohje e vjetër dhe dashuria për trajnerët nga Italia mund të vijojë. Emri i dytë që është në listë është ai i Besnik Hasit. Ish-lojtari i Kombëtares është aktualisht “i papunë”, teksa mbylli marsin e këtij viti angazhimin me Al Ahli. Një rikthim i De Biasit nuk përjashtohet, me trajnerin që dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 16 në Francë.
Ish-lojtari i Kombëtares, Andi Lila ka sponsorizuar rikthimin e Gianni de Biasit në krye të Kombëtares. Barazimi i kuqezinjve 1-1 me Islandën ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët, me trajnerin Edy Reja që është një hap pranë shkarkimit. Andi Lila, pas ndeshjes së kuqezinjve ka thënë se trajneri pritet të largohet dhe se De Biasi pret vetëm një “sms”. “Trajneri De Biasi po pret me telefon në dorë një sms për t’u rikthyer në krye të Kombëtares”, tha Lila.
Vendi i fundit në Ligën B të Nations League ka bërë që trajneri 76 vjeçar të jetë larg stolit kuqezi, me kontratën që skadon në nëntorin e këtij viti. Nëse Reja do jetë në stol edhe për miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite, kjo pritet të mësohet shpejt.
Besnik Hasi Ose trainer Gjerman Alla Brigel
PërgjigjuUne mendoj se duhet te kthehet Panuci ose Hani. Te vetmit trajnere serioze qe ka patur Shqiperia.
PërgjigjuDE BIASI
PërgjigjuDUAM DE BIASIN
Përgjigju