Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve! Të rriten hetimet për korrupsionin! E pajustifikueshme të mbahen çështje penale për 3 vjet

27 Prill 2023, 10:19| Përditesimi: 27 Prill 2023, 11:27

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka paraqitur rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme për sistemin e drejtësisë duke nisur nga ashpërsimi i masave për dhunën ndaj grave, garantimi i paravarësisë së prokurorëve dhe respektimi i afateve të hetimeve. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Manja tha se beteja e përbashkët është lufta e kriminalitetit që bëhet vetëm përmes urave të bashkëpunimit. Një nga rekomandimet është garantimi i pavarësisë së prokurorëve. Ndërsa për ata që i kthehen drejtësisë së vjetër e shkelin ligje, Manja sugjeroi që të përballen me drejtësinë.

“Ne përballemi me 2 situata të ndryshme. Prokurori duhet të jetë i pavarur në vendimet që merr. Të garantohet pavarësia e prokurorëve. Pavarësia e prokrurorit garanton përgjegjshmërinë e tij në mënyrë të paanshme. Çdo prokuror që shkel ligjin të përballet me drejtësinë”, tha Manja.

Një tjetër rekomandim është lufta ndaj korrupsionit që thotë se një nga sfidat kryesore në procesin e integrimit të BE. Manja shton se edhe rritja e numrit të hetimeve për korrupsionit përbën rol ky dhe duhet të merret parasysh.

“Edhe lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore në procesin e integrimit në BE. Ka vijuar bashkëpunimi mes prokurorisë së përgjithshme për rritjen e efektivitetit për veprat që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këshilli i ministrave rekomandon rritje të numrit të çështjeve edhe për vitin 2023. Ne inkurajojmë që të rriten hetimet proaktive me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve veçanërisht në fushën e korrupsionit.

Të rritet cilësia e hetimeve në fushën e korrupsionit duke u fokusuar në hetimet e çështjeve të filluara. Këshilli i ministrave nuk është i kënaqur për goditjen e krimit dhe korrupsionit. Ne inkurajojmë hetime dhe procedime për goditjen e këtij fEnomeni. Prokuroria e posaçme ka rritur numrin e proceduarve për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Edhe hetimet financiare për veprat penale që gjenerojnë produkte, shtimin e konfiskimeve dhe tjetërsimeve nga persona të tjerë duhet të kenë fokus të veçantë”, tha Manja.

Po ashtu theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut që tha se prioritet i punës për vitin 2023 do të jetë përfundimi në kohë i hetimeve.

“Në prioritetin e punës për 2023, është respektimi i afateve proceduriale për hetimet e ndjekjet penale. E pajustifikueshme që të mbahen çështje penale për periudhë 3 vjeçare. Drejtuesit kanë një pushtet sa i përket respektimit të afateve të hetimit por në drejtim të respektimit të afateve është e pajustifikueshme që të mbahen pezull. Secili ka të drejtë të marrë përgjigje nga organi i akuzës për ndjekjet penale ndaj tyre”, tha Manja.

Manja përmendi edhe ashpërsimin e masave për dhunën ndaj grave e dhunës në familje. Sipas ministrit të Drejtësisë, një rekomandim i qeverisë është që të ketë draft për ndryshim ligji që autorët e dhunës ndaj grave dhe familjes të mos kenë gjykim të shkurtuar.

Ndër të tjera, Ulsi Manja ftoi të gjithë prokurorët që t’i bashkohen punës për një Kod të ri Penal.

“Ka ardhur koha që të kemi një kod të ri penal. Në momentin që drafti i Kodit të ri Penal del për konsultim publik, do të kërkoja ndihmën e të gjithë prokurorëve që me sugjerimet e tyre të jenë vlerë e shtuar që të kemi kod penal bashkëkohor me standardet europiane. Është bërë punë e shkëlqyer se jeni ju njerëzit e praktikës dhe do të punoni me kodin e ri që ta kemi sa më shpejt”, tha Manja.

Në përfundim, u shpreh se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm në fushën e taksave, tatimeve dhe doganës për të luftuar kriminalitetin.  

“Kjo është një luftë e përbashkët që nuk e fitojmë dot vetëm”, ishte mesazhi që dha në fund të fjalës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fifi: 27/04/2023 13:38

    Pwr te kenaqur rekomandimet e qerrevise, te behet trim Dumani dhe nise e bitise hetimin per Ulsi Manja, mbi veprimtarine e tij te kunderligjshme te intimidimit dhe korrupsionit zgjedhor. Dhe sigurisht qe nuk ka vend per koment kur behet fjale per mogulin e korrupsionit Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?