Sirhan Sirhan dhe Robert Kennedy (momenti i vrasjes)

Bota

Rekomandohet lirimi me kusht i vrasësit të Robert F. Kennedy,  53 vite pas ngjarjes

28 Gusht 2021, 10:24| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 10:29

  • Share

Vrasësi i senatorit Robert F. Kennedy në vitin 1968, Sirhan Sirhan u rekomanduar nga Departamenti i Korrigjimit dhe Rehabilitimit në Kaliforni që të lirohej me kusht, pasi ai nuk përbën më rrezik për njerëzimin. Kjo është përpjekja e 16-të e Sirhan Sirhan për të fituar lirinë me kusht, i cili aktualisht është 77 vjeç, u arrestua kur ishte 24 vjeç.

Gjatë seancën ishin të pranishëm edhe dy nga djemtë e Robert F. Kennedy, Robert F. Kennedy, Jr. dhe Douglas Kennedy, të cilët mbështetë lirimin më kusht të Sirhan, ndërsa fëmijët e tjerë të tij e kundërshtuan këtë gjë.

Robert F. Kennedy Jr., i cili ka favorizuar lirimin e Sirhanit në të kaluarën, ishte në mbështetje të lirimit me kusht. Ai tha se ishte i emocionuar kur takoi për herë të parë Sirhanin - "i cili qau, më shtrëngoi duart dhe më kërkoi falje"  

Paneli me dy persona rekomandoi lirimin me kusht, por tha se vendimi nuk është ende përfundimtar.  

Pas 53 vitesh burg, fati i të burgosurit 77-vjeçar tani është në duart e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili do të përcaktojë nëse lirimi i tij është në përputhje me sigurinë publike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?