TIRANE- Paraja jashtë bankave regjistroi një tjetër rekord gjatë vitit të kaluar. Rreth 4.2 miliardë euro thotë Banka e Shqipërisë qarkulluan në cash deri në fund të vitit 2024, me rritje të fortë prej 300 milionë euro në raport me vitin 2023.
Kjo ‘traditë’ e pagesave me lekë në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.
Për këto arsye Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë nisur punën për të kufizuar pagesat me para nën dorë, si një zgjidhje për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në vend.
Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, Ministria e Financave thotë se brenda vitit 2026, do të caktohet një limit për pagesat cash, si dhe do të ulet edhe tavani që ekziston aktualisht për bizneset që është në vlerën 150 mijë lekë, pra do të jetë një vlerë më e ulët.
Gjatë vitit të shkuar Shoqata e Bankave propozonte që tavani i lejuar i pagesave me para në dorë të jetë 700 euro si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
Për të ulur pagesat në cash qeveria dhe Banka Qendrore do të vijojnë të nxisin pagesat elektronike, si ulja e komisioneve bankare apo promovimi i edukimit financiar. ‘Lufta’ ndaj parasë cash bëhet për të ulur informalitetin, për të reduktuar fenomenin e pastrimit të parave, dhe do të shoqërohet edhe me hetime për justifikimin e pasurisë, pasi shpesh pas pagesave me para në dorë fshihen edhe burimet e paligjshme të pasurisë.
Dhjetor 2024 4.235 mln euro
Rritja +300 mln euro
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Nuk eshte rekord jooo eshte amnistia kriminale financiare qe beri Rama. Ne kete menyre qarkulloi dhe pastroi parate e droges dhe krimit duke shkateruar bisneset e vogla dhe te mesme, duke goditur eksportet dhe duke renuar fare shtresat ne nevoje. Nje emigrant i ndershem tani duhet te dergoje 2fishin e atyre qe dergonte per te mbajtur familjen.Ky eshte krim qe po e vuajme sot dhe do e vuajme me vite njelloj si kanabizimi i vendit dhe inkriminimi i policise.
PërgjigjuJane turist o idiot