Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot pagesat për mallra e shërbime bëhen masivisht me para në dorë, duke bërë që qarkullimi i parasë të jetë i pakontrolluar, dhe burimi i tyre të mos gjurmohet, si dhe të shmangen detyrimet tatimore.
“Ekonomia e tregut në Shqipëri kështu lindi si një ekonomi cash-i, pa rregulla, pa sistem bankar, pa procedura të sakta dhe kushdo që nisi të bëj biznes, e bëri në cash, dhe u krijua si model që biznesi bëhet me para fizike, pasi shmang detyrimet tatimore. Një ekonomi e rregullt na ndihmon të gjithëve për të ditur fuqinë reale”, shprehet Spiro Brumbulli, Shoqata e Bankave.
Jashtë sektorit bankar aktualisht qarkullojnë 4.4 miliardë euro, vlerë e dyfishuar brenda një dekade, ose 3 fish më shumë në krahasim me vitet 2000.
Spiro Brumbulli sekretar i shoqatës së bankave thotë se është domosdoshmëri të kufizohen pagesat me para në dorë edhe për qytetarët, siç ndodh për bizneset.
“Ne kemi tavan për pagesa në cash vetëm për biznesin 150 mijë lekë, ndërkohë që Greqia, Maqedonia e Veriut, Hungaria i kanë vendosur këto tavane, ne nuk kemi një të tillë. Pra një individ mund të blejë në një butik të gjithë dyqanin dhe nuk i thotë njeri ku e gjete cash-in. Nëse ne do të kufizojmë dhe themi 50 mijë lekë është tavani maksimal që ti blen në cash dhe të tjerat në rrugë bankare, fillojmë të detyrojmë shoqërinë dhe transaksionet që të disiplinohen”, thotë Brumbulli.
Përtej kufizimit të pagesave me lekë në dorë për qytetarët për të cilin ka nisur puna nga Ministria e Financave, Brumbulli thotë se ndryshime ligjore duhen edhe për bizneset, që të pranojnë pagesa me kartë.
“Në çdo njësi biznesi duhet të jetë e detyrueshme të ofrohet një kanal/opsion pagese përveç parasë në dorë. Jo të rrisin çmimin nëse paguan me kartë siç na vijnë informacione”, thotë Brumbulli.
Por rol të rëndësishëm ka edhe edukimi financiar i qytetarëve. Jo për çdo pagesë duhet të shkohet në bankë.
“Pas 20 vitesh kanë ndodhur ndryshime të mëdha pasi kemi 1 mijë ATM të vendosura, 25 mijë POS, ofrojmë pagesat për taksa, tatime, kontributet shoqërore, të kryejnë pagesa për energjinë apo ujin pa shkuar në bankë”, thotë Brumbulli.
Instant payment ose pagesa e menjëhershme një metodë e transferimit elektronik të fondeve do të ketë rol të rëndësishëm në uljen e parasë fizike.
“Ne synojmë që të shkojmë të paktën tek 50% njëherë, pra që 50% e të gjitha transaksioneve financiare të ndodhë në rrugë bankare, pa cash. Nëse do të bëhen këto masa që ne mendojnë është e mundur që edhe për 3-4 vjet të realizohet. Pra nëse “instant payment” të realizohet brenda vitit të ardhshëm”, pohon ai.
Në fund të muajit qershor Banka e Shqipërisë raporton se paraja cash arriti në 4 miliardë e 420 milionë euro nga 3 miliardë e 953 milionë euro vjet në qershor.
Kjo lëvizje e lartë e parave në dorë, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave dhe gati të pamundur verifikimin e burimit nga u gjeneruan këto të ardhura.
Komente

Shifra eshte e egzagjeruar..Per te justifikuar aksionin e eger te konfiskimit te parave neper pikat e kembimeve valutore me justifikimin se nuk kane deklaruar fitimet. Nderkohe lejohen super market te xhirojne 500 000 euro, te pikat e kembimeve valutore vetem 50 000 euro. Lejohen te kembejne valute ne super market, farmacite, pikat e karburanteve, qe nuk kane aparat kontrolli.
PërgjigjuPer bankat kujdesuni te perpiloni ligje per depositat, te cilat per nje arsye apo tjeter nuk terhiqen prej depozituesve, keto fonde te kalojne ne nje fond rezerve ne banken kombetare...
PërgjigjuPerse kufi blerjeve me cash,perse duhen stimuluar pagesat me karta,apo qe bankat te marrin me shume nga interesi e overdrafti?! Qe tani mund t'i shohesh keta /Uriah Hip/te sist.bankar duke ferkuar duart e duke u jargavitur. Para e madhe leviz ne Shqiperi,para informale,por kjo nuk vjen nga ajo kafja qe paguhet cash nga pensionisti,as nga ato kepuce e rroba qe ble punetori me cash,por nga parate e krimit qe vijne fshehur ne autobuze e funde te dyfishta valixhesh e qe lahen, shpelahen e thahen ne leje per ndertim kullash,rezortesh,pallatesh e vepra te ngjashme /madheshtore/,financimi i erret i te cilave del vetem kur sekuestrohen nga SPAK e gjykatat.
PërgjigjuNe itali jane 280miliard euro jashte bankave dhe prape nuk e zgjidhin dot.suedia po kthen keshin prape qe ka qene vendi I pare ne bote per pagesat elektronike, po vjedhjet nepermjet hakerave .
Mendoj shifra eshte shume shume e fryre , as Greqia me 10 mil banore si ka sa Lek gejndje 4 miliard , ndoshta deri 500-800 mil evro mund te qarkullojne por asnje kacidhe me shume Jane fryrje provo studim me metoda difuzive , ose merr shembull konvertimi nga valutaPolake ne valute €, pra me dy algoritma nuk e kalon kjo shifer 400-800 mil maksimumi jashte qarkullon
PërgjigjuShumica nuk te japin fature tatimore, atehere si mund te paguash me karte!!!
PërgjigjuPo përse duhet të paguajmë komisione banke more zotëri!?
PërgjigjuJane te pa ngopur bankat hajdute,qe askush nuk i kontrollon e njejta gje jane edhe kompanit e telefonit.