Muzeu i Krujës, foto arkiv

Rekord/ 54 mijë e 721 turistë vizituan muzetë kombëtarë gjatë 3 muajve të parë të vitit, 122% më shumë se në 2023

28 Prill, 16:30| Përditesimi: 28 Prill, 16:39

  • Share

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe shifrat.

Konkretisht, 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në tre muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me një vit më parë kemi një rritje me 122% të numrit të turistëve që kanë vizituar muzetë kombëtare.

“Rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024, 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”, shkruan Rama.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?