Rekord aplikimesh në e-Albania, për t’u pajisur me pasaportë për herë të parë apo për ta rinovuar atë!
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në vetëm 11 muaj, rreth 189 mijë qytetarë kanë aplikuar në e-Albania për të plotësuar formularin elektronik, duke shtuar se e gjithë procedura bëhet duke eliminuar ecejaket dhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e policisë.
Karçanaj shkruan se qytetarëve i kursehet 21.5 vite kohë pritje, vetëm falë plotësimit online të formularit të aplikimit që zgjat m pak se 2 minuta.
Drejtoresha e AKSHI-t, në fund të postimi fton të gjithë qytetarët të aplikojnë përmes platformën lehtësues online.