Aeroporti i Rinasit

Lajme të mira

Rekord historik në Rinas, TIA regjistron 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në aeroport!

7 Gusht, 15:58| Përditesimi: 7 Gusht, 19:23

  • Share

Aeroporti i Rinasit regjistron rekordin historik në trafikun më të lartë të udhëtimeve ajrore.

Ka qenë pikërisht data 4 Gusht dita me trafikun më të lartë në historinë e Tirana International Airport.

Me 298 fluturime dhe 50892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal. E krahasuar me ditën kulmore të vitit të kaluar (16 gushtin 2024) janë mbi 40 fluturime dhe mbi 6 mijë pasagjerë më shumë.

Lajmin e konfirmon vetë TIA me një postim në rrjetin social Facebook.

“Misioni ynë i përhershëm mbetet i njëjti: të lidhim Shqipërinë me botën. Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë. Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n”, shkruan kompania.

Shqipëria ka njohur rritje të vizitorëve dhe turistëve nga të gjitha pikat kufitarevitet e fundit dhe veçanërisht këtë vit, ku pritet të regjistrohet një tjetër rekord. Vitin e kaluar numri shkoi deri në 12 milionë vizitorë.

Shifrat e regjistruara nga TIA

A.Q/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?