Ekonomi

Rekord historik, në shkurt 2.8 miliardë euro qarkulloi jashtë bankave

30 Mars 2021, 13:29| Përditesimi: 30 Mars 2021, 16:15

  • Share

Paraja që qarkulloi cash në muajin shkurt të këtij viti ishte në nivelin më të lartë historik, raporton Banka e Shqipërisë.

Konkretisht në shkurt jashtë kanaleve bankare lëvizën 2.8 miliardë euro, niveli më i lartë që nga viti 2002 kur janë raportimet e para të bankës qendrore për këtë fenomen.

Në raport me shkurtin e kaluar jashtë sistemit bankar kanë qarkulluar rreth 461,2 milionë euro më shumë. Rritja e parasë cash filloi në muajin mars me vendosjen e karantinës dhe më pas u bë e vazhdueshme muaj pas muaj.

Edhe pse bankat janë përfshirë nga një fushatë e gjerë për fuqizimin e përdorimit të kartave të kredit, apo kryerja e pagesave nëpërmjet telefonit apo tabletit, rezultatet janë minimale.

Për ekspertët përdorimi i parasë jashtë sistemit bankar është tregues i informalitetit të lartë në një ekonomi. Po ashtu mbajtja e parave jashtë bankave është edhe një zgjidhje nga biznesi për të mos paguar taksa, apo për të mos deklaruar burimin kur ato janë fituar në rrugë jo të ligjshme.

Edhe për vetë Bankën e Shqipërisë futja e parave nëpër banka është një sfidë e fortë, ndërkohë që po punon për ngritjen e një platformë kombëtare për sistemin bankar, me fokus avancimin e pagesave pa para në dorë.

Për të rritur përdorimin e teknologjinë Banka e Shqipërisë hartoi ligjin e shërbimit të pagesave, për të nxitur pagesat elektronike. Nga ana tjetër edhe fiskalizimi që ka nisur këtë vit pritet të ketë  ndikim në uljen e përdorimit të cash-it në ekonomi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?