Një rekord të mrekullueshëm e ka quajtur Eduard Prodani golin e Nedim Bajramit pas 23 sekondash me Italinë. Bajrami u futu në historinë e Kampionateve Evropiane, pasi realizoi golin më të shpejtë në 17 turnetë e Evropianit. Prodani tha se ekzekutimi ishte perfekt dhe nëse do e kishte bërë Messi do mbetej si model.
“Rekord i mrekullueshëm, do mbetet shpresoj të mos ketë ndonjë thyerje të rekordit të paktën në këtë kampionat, ose vitet që vijnë. Shumë thonë që ishte një gabim i italianëve. E vërtetëm por edhe goli i italianëve ishte një gabim i mbrojtjes sonë, gjithmonë dikush gabon. Ekzekutimi ishte perfekt, po ta bënte Messi do mbetej model. Pamë dje Mbappe nuk shënoi”, tha Prodani për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Humbja me Italinë, Prodani ‘skanon’ kombëtaren: Tregoi se s’është ende gati, lojtarët kanë nevojë për motivim! Kroacia ekip i vështirë
SI.E./ReportTv.al