Vitomir Maricic

Bota

Rekord i ri Botëror! Zhytësi kroat mban frymën për 29 minuta nën ujë

25 Gusht, 22:28| Përditesimi: 25 Gusht, 22:34

  • Share

Një zhytës ka vendosur një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar duke mbajtur frymën nën ujë. Zhytësi i lirë kroat Vitomir Maričić kaloi 29 minuta e tre sekonda i zhytur në ujë me një frymëmarrje të vetme.

Kjo vendosi Rekordin Botëror të Guinness për 'kohën më të gjatë të mbajtur frymë vullnetarisht nën ujë', duke thyer rekordin e mëparshëm me pothuajse pesë minuta.

Në fakt, kjo arritje e pabesueshme e vendos Mariçiç në të njëjtin nivel me një fokë portuale.

Fokat e portit mund të shkëmbejnë 90 përqind të ajrit në mushkëritë e tyre me një frymëmarrje, krahasuar me vetëm 20 përqind te njerëzit. 

Pra, për të konkurruar me zhytësit e lirë të natyrës, ai përdori oksigjen të pastër. Ai thithi oksigjen të pastër për 10 minuta përpara se të mbante frymën, duke e çuar nivelin e oksigjenit në gjak pesë herë më të lartë se limiti normal. 

Përpara se të përpiqej të mbante frymën, ai përdori një bombol me oksigjen të pastër për t'iu nënshtruar një procesi të quajtur denitrogjenizim. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?