Rekord infektimesh, 1,801 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 12,283 raste aktive me COVID

8 Janar 2022, 19:03| Përditesimi: 8 Janar 2022, 19:32

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. 1,801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 8,327 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 113 pacientë, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 12,283 raste aktive me COVID ndërsa 303 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë shëruar 202,967 qytetarë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh. 

Statistika (08 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1,801
Të shëruar në 24 orë       303
Të shtruar në spitale       114
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 8,327 

Testime totale              1,524,940 
Raste pozitive                 218,487
Raste të shëruara           202,967
Raste Aktive                      12,283
Humbje jete                         3,237 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            5,962
Fier                 1,111
Durrës             995
Elbasan           856
Shkodër          762
Vlorë                765
Berat               425
Gjirokastër     460
Lezhë              365
Korçë               310
Dibër                172
Kukës               100

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?