RUSI- Në një kohë kur bota po përballet me një valë të re të COVID-19 për shkak të shfaqjes së variantit delta, qeveria ruse vuri në fuqi masa bllokuese për 11 ditë, pasi ditën e djeshme ka regjistruar një numër rekord infektimesh.
Vetëm dyqanet që i shërbejnë nevojave thelbësore të qytetarëve do të qëndrojnë të hapura përgjatë këtyre ditëve, si supermarketet dhe farmacitë.
Qeveria e Putin, i ka mbështetur të gjitha shpresat e saj për mposhtjen e virusit te vaksina Sputnik V, por rusët janë treguar kokëfortë dhe vaksinimit po ecin me ritme relativisht të ngadalta.
Presidenti Vladimir Putin, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka urdhëruar një periudhë pushimi, duke filluara nga dita e nesërme, 30 tetor dhe deri më 7 nëntor, ku shumica e bizneseve private do të qëndrojnë të mbyllura.
Në 24 orët e fundit, Rusia ka raportuar 1,159 viktima nga COVID-19, një numër rekord, prej fillimit të pandemisë.