Foto ilustruese

Rekord infektimesh në Francë, 208 mijë raste të reja në 24 orët e fundit! Ministri i Shëndetësisë: Situata në spitale e rënduar, shkak 'Delta'

29 Dhjetor 2021, 15:51| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 15:54

  • Share

Franca ka regjistruar numër rekord të infektimeve ditore. Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran tha se janë regjistruar 208 mijë raste të reja me koronavirus.

Të martën, Franca po ashtu kishte shënuar rekord të rasteve plot 180 mijë, duke u bërë shteti me numrin më të lartë të rasteve të reja në Evropë.

Sipas shifrave të reja, i bie që çdo minutë dy persona në Francë dalin pozitivë me koronavirus, tha Veran.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se situata në spitale është shqetësuese për shkak të variantit Delta. Ai shtoi se ndikimi i variantit Omicron ende nuk po vërehet.

Veran tha se edhe paraqitja e gripit stinor ka rënduar situatën në spitale.

Javëve të fundit, shtetet në Evropë po përballen me rritje të infektimeve, teksa varianti Omicron i koronavirusit po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Ky variant fillimisht ishte detektuar në Afrikën e Jugut në nëntor. Por, tani ai besohet se është përhapur në mbi 100 shtete të botës.

Ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar nëse Omicroni, që është variant më ngjitës, shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet paraprake apo nëse shmang imunitetin e vaksinave kundër koronavirusit.

Komento

Komente

  • Omikrohonde: 29/12/2021 21:10

    1 minutë 2 persona të infektuar në Francë.. Në 1 orë 120 Në 24 orë 2880 Këta francezët qënkan nul fare në matematikë????????????.. Se nga ju dolën 208 mijë shko dhe mère vesh nashti ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?