Greqia ka regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Raportohet se 22 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Greqia njoftoi dje për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron.
Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës. Ekspertët shëndetësorë thonë se Omicron është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit.
Dy studime kanë gjetur se ky variant ka gjasa të shkaktojë sëmundje më të lehtë krahasuar me variantin Delta. Me këto të dhëna, sipas asaj që ka deklaruar më herët ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, ditën e nesërme pritet të vendosen masa të reja që do të jenë në fuqi edhe në natën e ndërrimit të viteve.