Foto ilustruese

Rekord infektimesh nga COVID në Itali, 219,441 raste të reja dhe 198 viktima në 24 orët e fundit

6 Janar 2022, 18:00| Përditesimi: 6 Janar 2022, 18:04

  • Share

Italia ka regjistruar rekord infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se 219,441 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID gjatë këtyre 24 orëve. Mësohet se infektimet janë zbuluar pas 1,138,310 testimeve të kryera.

Sakaq, 198 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve, ndërsa raportohet se 46,770 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Sa i përket normës së pozitivitetit nga autoritetet shëndetësore raportohet se është rritur në 19.3 për qind.

Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 6,975,456 raste të reja , ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 138, 474. Aktualisht në të gjithë vendin mësohet se janë 1,593,579 raste aktive me COVID.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?