Javën e fundit ka arritur në shifra rekord importi i energjisë elektrike. Vetëm për të garantuar furnizim me energji elektrike 20-28 korrik, KESH ka blerë 6.8 milionë euro. Rritja e faturës së importit të energjisë ka ardhur si rezultat i mungesës së prodhimit të mjaftueshëm për të furnizuar vendit, edhe në kushtet e mungesës së reshjeve.
Ndërkohë temperaturat e larta si dhe shtimi i turistëve kanë shtuar konsumin e energjisë jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.
Në total për gjithë muajin korrik KESH ka importuar mbi 11 milionë euro energji elektrike.