Ekonomi

Rekord/ Në 3 muaj, tetor-dhjetor 2020, emigrantët sollën 203 mln euro

26 Mars 2021, 18:58| Përditesimi: 26 Mars 2021, 19:02

  • Share

Vitet e fundit por kryesisht periudhën e izolimit nga virusi u duk se migrantët i kishin harruar të afërmit e tyre në Shqipëri. Por Banka e Shqipërisë raporton se dërgesat e tyre në tremujorin e fundit të vitit arritën në nivelin më të lartë që nga viti 2010.

Konkretisht për tetor-dhjetor 2020 emigrantët sollën 203 milionë euro nga 182 milionë euro që sollën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Niveli më i lartë i fundit në prurjet valutore ishte në vitin 2010 kur emigrantët sollën 219 milionë euro.

Kjo rritje lidhet edhe me faktin se disa shtete dolën nga izolimi, dhe rifilluan normalisht aktivitetin e tyre, të ndihmuar edhe nga procesi i vaksinimit.

Por edhe pse me një rritje në këtë tremujor që lidhet edhe me festat e fundvitit, në total gjatë vitit të kaluar dërgesat valutore arritën në 673 milionë euro, ose 29 milionë më pak se në 2019.

Përmirësimi i dërgesave të emigrantëve erdhi pas një rënie të thellë në tre muajit e karantinës, kur emigrantët sollën vetëm 121 milionë euro, (niveli më i ulët që nga viti 2014, kur u dërguan 118 mln euro) për shkak se shumë shtete të huaja hynë në izolim dhe pagesat mujore u ulën për shkak të mbylljes së ekonomisë.

Kjo rritje e tillë e dërgesave valutore nuk lidhet vetëm me rikthimit të aktivitetit ekonomik dhe daljes nga izolimi por edhe me rritjen e remitancave të ardhura nëpërmjet kanaleve formale. Kjo do të thotë që bllokimi i transportit mes shteteve për të frenuar përhapjen e pandemisë, ka nxitur emigrantët që paratë e tyre ti dërgojnë nëpërmjet transfertave bankare apo edhe shoqërive të tjera jo banka.

Komento

Komente

  • Shyqyr Hesapi: 26/03/2021 20:23

    Sa gjë e mirë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?