Ekonomi

Rekord/ Në 6 muaj vendi eksportoi 1.4 mld euro mallra, ringrihet fasoneria, rriti eksportet me 65 mln euro

19 Korrik 2021, 12:20| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 11:57

  • Share

Edhe pse në karantinë tregtia e mallrave nuk ishte e ndaluar, përsëri eksportet dhe importet regjistruan rënie, për shkak edhe të uljes së prodhimit dhe të kërkesave. Ndërkohë këtë vit tregtia përpos ri-ngritjes po kapërcen edhe të dhënat e vitit 2019.

Sipas INSTAT në muajin qershor vendi ka eksportuar mallra me vlerë 286,2 milionë euro me një rritje prej 50.8% krahasuar me qershorin e 2020, por rritje me 81,7 milionë euro ka edhe me vitin 2019.

Po ashtu në rritje janë edhe importet, pasi në muajin qershor kanë arritur në vlerën e 547,9 milionë euro, nga 425,3 milionë euro që ishin në 2020 dhe 433,4 milionë euro që ishin në qershorin e 2019-ës.

Ndërsa për periudhën 6-mujore të këtij viti vendi ju ka shitur shteteve të huaja mallra me vlerë mbi 1,4 miliardë euro, dhe ka blerë nga jashtë mallra 2,8 miliardë euro, të dy treguesit janë në rritje.

Për periudhën janar-qershor ndikimin më të madh në rritjen e tregtisë e ka dhënë importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve me 13.9%, ndjekur nga energjia elektrike me 13.2%, pasi për shkak të reshjeve në muajit e parë të vitit vendi ka pasur prodhim të lartë të energjisë aq sa ka arritur ta shesë jashtë atë. Së treti ndikim pozitiv ka dhënë riaktivizimi i kontratave në sektorin e fasonerisë. Edhe pse humbjet në vitin e shkuar ishin në miliona euro këtë vit eksportet e manifakturës janë rritur me 65 milionë euro.

Nga ana tjetër për rritjen e importeve ndikimin më të madh e ka dhënë grupi i makinerive dhe pjesëve të këmbimit dhe materialet e ndërtimit dhe metalet.

 

EKSPORTET E TEKSTILE DHE KËPUCË

Janar-Qershor 2020                  394.7 mln euro

Janar –Qershor 2021                459.8 mln euro

Diferenca                                    +65 mln euro

 

EKSPORTET SIPAS VITEVE

Qershor 2019         204.4 mln euro

Qershor 2020         188.1 mln euro

Qershor 2021         286.2 mln euro

 

IMPORTET SIPAS VITEVE

Qershor 2019         433.4 mln euro

Qershor 2020         425.3 mln euro

Qershor 2021         547.9 mln euro

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?