Lamine Yamal

Rekord në Champions League, sulmuesi i Barcelonës luan titullar në moshën 16 vjeç e 223 ditë

21 Shkurt, 20:37| Përditesimi: 21 Shkurt, 20:38

  • Share

Napoli dhe Barcelona luajnë sot në "Diego Maradona" për fazën e 1/8 në Champions League (21:00). Ky duel nuk është vetëm në fushë, por edhe në statistika. I riu i Barçës, Lamine Yamal do jetë në fushë nga minuta e parë pasi Xavi i ka besuar një fanellë titullari.

Me vetëm 16 vite e 223 ditë mbi shpinë, sulmuesi anësor bëhet lojtari më i ri që luan në këtë fazë të Champions League duke vendosur rekord. Tjetër histori suksesi për sulmuesin, që është pjesë edhe e kombëtares së Spanjës dhe shihet si ndër lojtarët më premtues për të ardhmen.

60 milionë euro vlen djaloshi që ende është në gjimnaz dhe këtë sezon ka luajtur në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar pesë gola dhe dhënë shtatë asiste. Epo, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të mendojmë se çfarë bënim kur ishim në këtë moshë.

Lamine Yamal

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?