Tifozët në stadium për derbon Milan-Inter

Rekord në derbin Milan-Inter, arkëtohen mbi 4 mln euro

3 Prill 2018, 18:30| Përditesimi: 3 Prill 2018, 18:32

  • Share

Pavarësisht se derbi mes Milan dhe Inter është shtyrë, nuk e ka humbur aspak interesimin e madh të tifozëve. Përkundrazi, ky takim do të vendos një rekord të ri sa i përket tifozëve në shkallët e stadium dhe të ardhurave të mbledhura nga kjo sfidë. Një rekord i ri është vendosur sa i përket të ardhurave në këtë sfidë, pasi në stadium do të jenë 75 mijë spektatorë dhe përafërsisht janë grumbulluar rreth 4.1 milionë euro.

Në këtë mënyrë, do të thyhet rekordi i derbit të 2016, që është luajtur në 20 nëntor, mes këtyre dy ekipeve, teksa u grumbulluan rreth 3.8 milionë euro. Takimi është përcaktuar të luhet nesër në orën 18:30 dhe nuk do të ketë konkurrencën e Champions League, megjithatë në një takim të këtij niveli, të humbur mund të dilnin edhe ndeshjet e evenimentit më të ndjekur në Europë, nëse do të kishte përplasje oraresh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?