Bota

Rekord në Etiopi, mbillen 350 milion pemë në vetëm 12 orë

30 Korrik 2019, 12:30| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 12:32

  • Share

Mbjellin mbi 350 milion pemë në 12 orë kundër shpyllëzimit, ndryshimit të klimës dhe thatësirave të shpeshta.

Lajmi i pabesueshëm vjen nga Etiopia, ku qeveria ka filluar fushatën "Trashëgimia e gjelbër" dhe për këtë ka urdhëruar mbylljen e disa zyrave qeveritare për të lejuar punonjësit të marrin pjesë në mbjelljen e pemëve.

80% e popullsisë së Etiopisë, varet nga bujqësia si mjet jetese, por 35% e Etiopasve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Sipas “Farm Africa”, një organizatë e OKB që punon për ripyllëzimin në Afrikën Lindore, sot më pak se 4% e territorit të Etiopisë është e mbuluar nga pyje: një përqindje shkatërruese duke marrë parasysh që në fund të shekullit të 19-të Etiopia ishte e mbuluar nga 35% pyje.

Sot vendi ka një qëllim të madh, të mbjellë katër miliardë pemë indigjene.

Komento

Komente

  • Fredi: 30/07/2019 13:07

    Bravo! Tek ne Enver Hoxha bëri çudira të papara e të dobishme per ter kombim duke filluar me brezaret. I futi shqiptarët në punë dhe i beri njerëz. Sot rrinë mbi mut, dembelë delenxhinj që po tu shikosh qytetet, I kanë kthyer në haure. Masakra të papara mjedisore të betonshëmtirës dhe kthyerjen e vendeve apo mjediseve të përbashkët publikë në plera e fekale. Mjafton të hedhësh një sy se si eshte gjendja poshtë pallateve të banimit, të kuptosh se sa i mirë ishte Enveri. Shqiptarin e rregullon vetëm dhuna, ndryshe bën hatanë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?