Rekord në Rinas, 7 milion pasagjerë në 2023! Rama: 35% më shumë se në vitin 2022! Një fakt sa njëmijë fjalë

19 Dhjetor 2023, 15:38| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 17:01

  • Share

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar shifrën rekord prej 7 milionë pasagjerësh këtë të hënë të 18 dhjetorit.

Të dhënat janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale i cili shkruan se këto shifra janë një fakt sa njëmijë fjalë.

Ndërkaq Rama shton se numri i pasagjerëve është rritur me 35% krahasuar me vitin e kaluar. Shqipëria deri në fund të muajit nëntor ka pritur 9.5 milionë turistë.

Ndërsa TIA thotë se, Rinasi mbetet portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet globale, dhe shpreh angazhimin për të nxitur më tej turizmin.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tursitipaleke: 03/05/2024 17:02

    Sikur ishin 9 milion apo u pakesuan kan fluturu nga penxherja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?