Foto ilustruese

Rekord viktimash në Gjermani, pritet të nis vaksinimi anti-COVID i qytetarëve më 27 dhjetor

17 Dhjetor 2020, 12:15| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 12:18

  • Share

GJERMANI- Gjermania do të fillojë vaksinimin e qytetarëve në 27 dhjetor, ka deklaruar ministri i shëndetësisë Jens Spahn.

Gjermania si pjesë e Bashkimit Evropian duhet të presi miratimin e vaksinës Pfizer nga AMA, e cila pritet të marri vendimin në 21 dhjetor.

Ky vendim nga qeveria gjermane ka ardhur si pasojë e regjistrimit të lartë të rasteve dhe viktimave nga COVID-19, duke vepruar menjëherë përmes shtrëngimit të masave shtrënguese për qytetarët.

Spahn nuk ka fshehur zhgënjimin e tij për mungesën e aprovimit të vaksinës, pasi ajo edhe është krijuar pjesërisht në Gjermani dhe ndërkohë vendet e tjera si Bretania, Kanadaja dhe SHBA-ja kanë nisur vaksinimin.

Numri i vdekjeve të regjistruara COVID-19 u rrit me një rekord prej 952 të Mërkurën. Rekordi i mëparshëm ishte 598 të Premten e kaluar.

Frika se pandemia po del jashtë kontrollit bëri që Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shtetit të njoftojnë të Dielën një bllokim të ashpër nga 16 Dhjetori deri të paktën 10 Janar.

Gjermania fillimisht ishte ndër shtetet evropiane që janë përballur më së miri me pandeminë por duket sikur situata ka dal jashtë kontrollit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?