Erling Haaland dhe Pep Guardiola

Sport

Rekordi i Haaland, Pep Guardiola: Ai, Messi dhe Ronaldo janë nga një botë tjetër

19 Shtator, 08:54| Përditesimi: 19 Shtator, 08:59

  • Share

Manchester City fitoi të enjten 2-0 kundër Napolit në raundin e parë të fazës së ligës në Champions League. Goli i parë për 'Qytetarët' u shënua nga Erling Haaland pas 56-të minutave lojë, me norvegjezin që vendosi rekord.

Pas ndeshjes, trajneri i Man. Cityt, Pep Guardiola tha se Haaland, Messi dhe Cristiano Ronaldo janë nga tjetër botë.

“Ai, Messi dhe Cristiano janë nga një tjetër botë. Me Erling përpara kemi shumë besim. Jemi të lumtur për fitoren, por rruga është ende e gjatë", tha fillimisht trajneri.

Më pas ai u ndal te zëvendësimi i Kevin De Bruyne pas 26 minutave lojë nga trajneri Conte, kjo pasi Napoli u ndëshkua me karton të kuq.

"Ajo që Kevin ka bërë për më shumë se 10 vite me ne nuk mund të përshkruhet me fjalë. Pa të nuk do të kishim fituar kurrë aq shumë. Dashuria e tifozëve për të u pa qartë. Rezistenca e skuadrave të Contes është fantastike, unë nuk jam i aftë për këtë. Nëse skuadra ime mbetet me 10 lojtarë, nuk di të rezistoj si Napoli", tha Pep.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?