Bayern Munich 9-2 D. Zagreb

Rekordi më negativ, Dinamo e Zagrebit bëhet skuadra e parë në historinë e Champions League që pëson nëntë gola

18 Shtator, 21:46| Përditesimi: 18 Shtator, 21:49

  • Share

Bayern Munich fitoi të martën 9-2 kundër Dinamos së Zagrebit në raundin e parë të Champions League. Ky duel u fut në histori, pasi është përballja e parë ku një ekip shënon nëntë gola dhe kundërshtari pëson rrjedhimisht po kaq.

Në të njëjtën kohë, kjo ishte ndeshja e dytë më efektive në historinë e Ligës së Kampionëve. Rekordi mbahet nga Borussia Dortmund dhe Legia Varshava që ishte mbyllur me rezultatin 8-4 në vitin 2016.

Përveç Borussia Dortmund, sërish Bayern Munich shënoi edhe një herë tetë gola në një ndeshje kur mposhti Barcelonën 8-2 në vitin 2020. Monaco në sezonin 2003-04 ‘shkërmoqi’ Deportivo la Corunan me rezultat 8-3, Real Madridi mundi Malmon më 2015 me rezultat 8-0 dhe Liverpooli në vitin 2007 me të njëjtin rezultat fitoi kundër Besiktas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?