Rekordmene prej 40 vitesh në kërcim për së larti, Klodeta Gjini rrëfen fillimet si sportiste, karrierën dhe pasionin për gazetarinë

31 Maj 2022, 13:42| Përditesimi: 31 Maj 2022, 13:58

  • Share

Ajo është ndër sportistet më të njohura shqiptare, me një rekord në kërcimin së larti që e ka vendosur në vitin 1989 dhe ende nuk është thyer nga asnjë sportiste tjetër. Klodeta Gjini jeton prej gati 30 vitesh në Itali, ku vazhdon të praktikojë jo vetëm sportin por edhe të jetë e angazhuar në fusha të tjera. Në një intervistë shumëdimensionale në ‘Rreze Dielli”, sportistja Klodeta Gjini tregon me nostalgji për kohën kur jetonte në Shqipëri dhe tashmë për jetën  e saj në Itali.

Zbulimin tim si talent e ka meritën ish-profesori im Petrit Qendro, trajneri i kërcimit me shkop. Isha një vajzë e gjatë, që më pëlqente lëvizja por nuk isha shumë e shkathët. Jam larguar nga Shqipëria në 18 mars të vitit 1992 dhe janë bërë gati 30 vjet. Është rekordi fundit që kam vendosur në Shqipëri.” shprehet rekordmenia, e cila vazhdon ta bëjë krenare Shqipërinë.

Ndërsa flet për periudhën kur jetonte në Shqipëri, ajo kujton me nostalgji kohën e stërvitjes dhe titujt që i ka marr që në moshë shumë të re. Vetëm 15 vjeçe do të merrte titullin Kandidat Mjeshtre.

“Çmimet që kam marr , i kam marr në bazë të disa nivele të përcaktuara nga kategoritë dhe rezultatet që hartonte komitetit olimpik.Unë kam marr titullin Kandidat Mjeshtre shumë e re isha 15 vjeçe, titulli Kandidat Mjeshtre ishte 1 metër e 60, titulli Mjeshtër i sportit ishte 1 metër e 65 ndërsa për të marr titullin Mjeshtre e Merituar e Sportit ishte norma 1 metër e 90”

Klodeta ruan me fanatizëm këpucët me thumba që ka përdorur në ndeshjet e saj, e sidomos ato me të cilat ka thyer rekordin.

Kam këpucët me thumba që kam përdorur në të gjitha periudhat e mija. Kam edhe elementë të tjerë që i ruaj me fanatizëm që i përkasin jetës sime private dhe më sjellin kujtime e që kanë krijuar identitetin tim. 

Sporti për të, është më shumë se një profesion, edhe pse karrierën si sportistë e ka filluar në moshë tepër të vogël, ajo vazhdon jo vetëm të stërvitet intensivisht por edhe të marr pjesë në gara, të cilat e rikthejnë në fëmijërinë  e saj përmes nostalgjisë që i krijojnë.

Unë jam aktive, kam filluar që nga viti 2015 që i jam rikthyer sportit në mënyrë aktive, kam 2-3 vjet edhe si trajnere, pastaj vendosa që t’i rikthehem atletikës për të mirëmbajtur shëndetin tim, objektiv nuk është rezultati por është shëndeti si në aspektin fizik, ashtu edhe në aspektin psikologjik. Rikthimi në pistë më jep ato emocione që kam ndjerë kur kam qenë fëmijë.

Ndër të tjera, Klodeta Gjini ka një jetë të përmbushur në Itali, ku punon dhe e mbush ditën me aktivitete.

Paradite jap mësim, pasdite punoj në profesion të lirë dhe pasi dal nga puna në darkë stërvitem për veten time. Kështu që dita ime është e ngarkuar me aktivitete.

Një sportiste shumëdimensionale e me shumë pasione, Klodeta Gjini rrëfeu për pasionin e saj për gazetarinë dhe studimin, deri më tani ajo ka 4 fakultete.

Unë e ndjej veten studente gjithë jetën, jo vetëm për faktin që largimi nga Shqipëria më bëri që të azhornohesha në profesion por edhe sot jam e detyruar që të azhornohem. Kjo ka bërë që edhe të shkruajë . Leximi është një nga pikat që më pëlqen gazetaria por pika më e fortë drejt leximit ka qenë fakti që im atë tipografë punonte në gazetën bashkimi dhe tek unë gazetat ishin ushqim i  përditshëm. Pastaj qëndimi në Itali më bëri të ballafaqohesha me një gazetari shumë profesionale.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?