Xherdan Shaqiri duke festuar golin ndaj Skocisë

Rekordmeni Shaqiri, supergoli ndaj Skocisë e vendos 32-vjeçarin në piedestal: Kam lindur për kompeticione të mëdha

20 Qershor, 15:51| Përditesimi: 20 Qershor, 15:55

  • Share

Një herë në dy vjet shfaqet Xherdan Shaqiri. 32 vjeçari që luan për Zvicrën shënon gjithmonë në kompeticionet e mëdha, qofshin këto Botëror apo Europian. Shaqiri në këto evenimente nuk di të shënojë thjesht po shënon supergola siç ishte ai i barazimit në ndeshjen Skoci-Zvicër.

Futbollisti me origjinë shqiptare shënoi mbrëmë ndaj Skocisë një gol fantastik që e bëri atë rekordmen.

Shaqiri bëhet i pari futbollist që shënon në 6 kompeticione të mëdha radhazi, në tre Europianë e në tre Botërorë.

Shaqiri e ka nisur këtë histori të bukur që me Botërorin e vitit 2014-të ku ka shënuar golin e parë. E ka vazhduar më pas në çdo kompeticion  pasardhës për të mbërritur deri tek sfida e Euro 2024 ku e nisi edhe titullar.

Shtatshkurtri bëhet po ashtu i pari futbollist që aktivizohet në kampionatin amerikan dhe shënon në një Europian .

”Kam lindur për kompeticione të mëdha. Nuk është hera e parë që shënoi gola kaq të bukur”, ka thënë Shaqiri me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë pas sfidës me Skocinë.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 20/06/2024 17:26

    Edhe ne 2026 mund te beje nje gol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?