Sport

Rekordmeni shqiptar shpallet kampion Ballkani në hedhjen e shtizës: Ndihem krenar, por ky sport s'ka të ardhme

19 Shtator 2021, 17:07| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 17:27

  • Share

Kastriot Malaj, 61-vjeçari nga Shqipëria, është shpallur kampion ballkani në kampionatin e atletëve Veteranë, që për herë të parë organizohet në Shqipëri dhe konkretisht në qytetin e Korçës. Kjo ishte hera e dytë për Malajn që rrëmben këtë titull, ndërsa hera e parë ishte në vitin 1997 në kampionatin Ballkanik të Bosnje-Hercegovinës.

Kastriot Malaj: ‘Zura vendin e parë në Ballkan, por gara ishte shumë e vështirë sot sepse ishin mbi 12 konkurentë që më herët kishin fituar titullin kampion ballkani. Megjithatë dola i pari duke konkuruar kokë më kokë me një grek me të cilin kam garuar edhe para 20 vitesh. Kemi dueluar herë pas here, por sot dola fitues.’

Kastrioti Malaj ndër të tjera mban të pathyer prej 40 vitesh rekordin kombëtar të hedhjes së shtizës, ndërsa i pyetur se si ndihet për këtë fakt ai përgjigjet:

Kastriot Malaj: ‘Mirë ndihem, por nuk më vjen mirë nga drejtimi përse rinia të mos ushtrohet si unë dhe të më kaloj. Unë kam stërvitur herë pas here, por kanë arritur dëeri në 55-60 metra, por duhen kushte të tjera për rezultate më të mira. Rinia tani qëndron në facebook dhe ka problematika të tjkera. Duan kafe dhe çaj, por këto të hanë orë.’

Kampionati Ballkanik për Atletët Mastër, ose ndryshe i veteranëve, zhvilloi sot ditën e dytë nga tre të lojrave, ndërsa në të marrin pjesë mbi 700 sportistë. Ndër të tjera nga atletët shqiptar spikati edhe Dhimitro Jorgos që u shpall kampion Ballkani në hedhjen e çekiçit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?