Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis nga puna, ngre katër komisionet e përhershme (Emrat)

26 Dhjetor 2018, 15:50| Përditesimi: 26 Dhjetor 2018, 16:53

  • Share

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis nga puna duke ngritur katër komisionet të cilat do të planifikojnë nga buxheti i prokurorive deri në disiplinën apo karrierën dhe anën profesionale të hetuesve.

Buxheti i është besuar kreut të KLP-s, Genti Ibrahimi të zgjedhur prej pak ditësh në krye të këtij këshilli.  Ndërsa katër anëtarët kryesohen nga prokurorja Antoneta Sevdari.

Komisioni Disiplinor do të përbëhet nga prokurori karrierës Bujar Sheshi, prokurori Besnik Cani dhe anëtari jo magjistrat Tartar Bazaj, ndërsa zëvendësues do të jenë Gentjan Osmani dhe Nurihan Seiti. 

Sipas KLP-s, Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale do të përbëhet nga Kryetar Alfred Balla, anëtarë prokurorët Kostaq Beluri dhe Gentjan Osmani si dhe zëvendësues Tartar Bazaj dhe Besnik Cani.

Ky komision do të monitorojë veprimtarinë e hetuesve si në sjelljet e tyre imazhin publik qëndrimet apo dhe anën profesionale e cila ka të bëjë me trajnimet.

Komisioni i Zhvillimit te Karrierës do të përbëhet nga Sander Beci, Arben Dollapaj, Antoneta Sevdari dhe zëvendësues Bujar Sheshi si dhe Gent lbrahimi.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të zbardhur nga Report Tv mësohet se është diskutuar dhe ambineti i zyrave ku do të ushtrojnë funksionet ky këshill si dhe situate ku ndodhen 6 magjistratët prokuror ende të pa emëruar.

Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari Gent Ibrahimi dhe gjatë saj u diskutua lidhur me rekrutimin e stafit dhe emërimin e 6 magjistratëve prokurorë dhe mbi zyrat e reja të KLP-së.

Pas konstituimit të Këshillit, kryetari Gent Ibrahimi pak ditë më parë në një intervistë në Report TV u shpreh se brenda dy muajve KLP duhet të zgjedhë kryeprokurorin e ri me mandat të plotë si dhe të miratojë ngritjen e SPAK-ut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gramozi: 27/12/2018 00:48

    JU UROJ PUNE TE MBARE.LAJME TE TILLA ME JAPIN SHPRESE SE NE VENDIN TIM TE DASHUR DO TE KETE DREJTESI.ESHTE VETEM NJE FJALE POR KUPTIMI I SAJE ESHTE GJEJA ME E RENDESISHME PER ATE VEND I CILI PER FAT TE KEQ GJATE GJITHE HISTORISE SE TIJE NUK KA PROVUAR SISTEMIN E DREJTESIS QE JEP DREJTESI PER TE GJITHE.LE TE SHPRESOJME

    Përgjigju
  • Mireli: 26/12/2018 16:55

    O ti sapa, prit disa dite jo qe sot ti quhash hajdute, sa pa shprese qenke?

    Përgjigju
    • sapa: 26/12/2018 18:22

      Shqiperia i ngjet nje anije piratesh.

  • sapa: 26/12/2018 14:25

    Keshilli i hajduteve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?