Rekrutonte vajza nga njoftimet në gazetë dhe i shfrytëzonte për prostitucion, burg menaxherit të qendrës së masazhit në Tiranë! Provë, një bllok shënimesh

12 Nëntor 2020, 12:29| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 13:53

  • Share

Gjykata e Tiranës lë në burg Fatjon Hykën, menaxherin e qendrës së masazhit "Delir" në Tiranë, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni pasi rekrutonte vajza nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Togat e zeza të kryeqytetit kanë pranuar kërkesen e prokurorisë ndaj 35 vjeçarit. Provat kryesore te prokurorisë janë një bllok shënimesh te vajzave qe prostitutonin dhe shënoni orare dha gadishmërinë për të kryer prostitucion si dhe deshmine e 4 vajzave që po hëtohen në gjëndje te lirë.

Vetë 35-vjeçari ka mohuar akuzat përpara gjykatës por kerkesa e tij eshte rrezuar nga gjykata. Ai akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa hetohen në gjendje të lirë edhe 4 vjaza të punësuara në këtë qendër.

Qendra e masazhit e njohur me emrin 'Delir' në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit "Petro Ninit", pranë sheshit Willson. Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë nga mosha 20 deri në 30 vjeçe. Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?